Artpolis

"Trojanet" – Faza e parë – La Mama dhe Artpolis

Nga data 28 gusht deri më 10 Shtator, 2017 artistët/et e Teatrit La MaMa në partneritet me Qendrën Artpolis, në teatrin Oda në në Prishtinë dhe në fshatin artistik Kukaj u fokusuan për të ngritur kapacitete të reja të artistëve dhe artisteve në eksplorimin e zërit, muzikës dhe gjesteve, si dhe duke përdorur tekstin nga produksioni i famshëm i La MaMa’s së vitit 1974 “TROJANET”.

Rreth La Mama-së:

Teatri eksperimental La Mama i është dedikuar të gjithë artisteve/ëv kudo nëpër botë. Teatri u themelua në vitin 1961 nga Ellen Steëart, ndërsa tradicionalisht njihet si teatri i të gjitha kulturave botërore. La Mama ka prezantuar më shumë se 150.000 artistë nga mbarë bota në qindra vende të ndryshme. Çdo vit teatri La Mama prezenton mbi 80 produksione, ndërsa vizitohet nga 34.000 vizitorë të të gjitha moshave. Ky teatër përkrahë çdo individë që krijon art duke ju dhënë mundësi promovimi dhe mbështetje financiare.

Rreth bashkëpunimit dhe projektit në Kosovë:
Projekti “Trojanet” është një program i arteve perfomuese që merret me artist/artiste dhe gjithashtu komunitete të cilat kanë qenë pre e konflikteve ose vazhdojnë të jenë. Projekti “Trojanet” do të merret drejtëpërdrejt me ato komunitete të cilat shfaqin interesim për adresimin e çështjeve bashkëkohore duke përdorur fuqinë e teatrit. Projekti përbëhet nga produksioni i njohur botëror La MaMa me titull “Trojanet”, i cili u krijua në vitin 1974. Ky produksion do të kombinojë gjuhën e shpikur dhe gjestet duke i përdorur ato si mekanizëm për eksplorim. Kjo shfaqje bazohet në dramën 2500 vjeçare “Trojanet” dhe në temat e saj të luftës, zhvendosjes, dhunës kundër grave, fëmijëve dhe gjenocidit.

Funksioni i teatrit për shekuj me radhë ka qenë gjetja e një arsye dhe ndjenjës së përbashkët të njerëzimit për të krijuar një botë më të mirë. Inskenimi i saj është unik në mënyrën se si ndërveprojnë aktorët dhe publiku. Fuqia e kësaj shfaqje të veçantë është vërtetuar në prezentime gjatë 40 viteve të fundit dhe në më se 30 kombe.

Projekti “Trojanet” është i veçantë sepse përdorë një kombinim të punëtorive, provave, prezantimeve, dialogut dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

– Faza e parë – takimet 2-3 javor me ekipin e projektit për të ndarë një qasje specifike jo tradicionale në performancë me elemente të muzikës, lëvizjes, dhe historisë së Trojaneve. Kjo do të jetë e mundur me ndihmën e një grupi pjesëmarrësish që reflektojnë kulturën dhe diversitetin shoqëror të zonës.

– Faza e dytë – prej një periudhe 5 – 6 javore të provave dhe eksplorimit do të shpie në prezentimin e shfaqjes. Elementet e lidhjeve personale dhe kulturore të grupit me materialin do të jenë të përfshira në produksion.

– Faza e tretë – pas largimit të ekipit La MaMa në fund të fazës së dytë, pjesëmarrëset/it do të inkurajohen që të përdorin mësimet paraprake në krijimin e shfaqjeve për të rritur dhe për të zhvilluar punën e tyre.

– Faza e katërt – zhvillimi i vazhdueshëm i rrjeteve ndër-kulturore, në nivel personal, lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, me artistë dhe komunitete të cilët kanë marrë pjesë në Trojanet.
Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrëset/it eksperimentuan me metodat për forcimin e zërit dhe përdorimin e tingullit të pastër. Ata/Ato hulumtuan gjestet dhe gjuhën e trupit. Artistët/et arritën të mësojnë muzikën dhe disa nga inskenimet e produksionit të La MaMa’s. Nga artistët/et gjithashtu u kërkua që të zgjerojnë materialin duke sjellur këngë, tregime dhe lëvizje nga përvojat e tyre personale. Bashkëpunimi dukej si një ansambël, duke krijuar një hapësirë për diskutime mbi procesin e punës, temat e shfaqjes si dhe lidhjet me jetën tonë personale. Në fund të punëtorisë së fazën e parë, me datë 09 shtator, u bë dhe një prezentim publik i punës së arritur para një audience të ftuar në ambientet e EtnoFestit duke e bërë publikun të magjepset nga bukuria e artit antik. Një numër i madh i artistëve dhe publikut entuziast arritën të përjetojnë këtë katarsisë dhe të mësojnë më shumë për finalizimin e shfaqjes e cila do të jetë premierë në festivalin “FemArt”.

Gjithashtu, ky projekt ishte mjaftë bashkëpunues dhe afroi madje edhe komunitetin, hapi dyert edhe gjatë punëtorisë për të gjithë të interesuarit që dëshironin të ishin pjesë e kësaj punëtorie, duke u mundësuar edhe shumë të rinjëve dhe të rejave të jenë pjesë e punëtorisë një ditore dedikuar pikërisht këtyre të fundit. Njëherësh, projekti “Trojanet” ishte gjatë tërë kohës aktiv në rrjetet sociale me xhirime dhe me njoftime të shumta, po ashtu arriti të merr vëmendjen e të gjitha mediave vendore.

 

Ekipa e La Mama-së u përbë nga :
Onni Johnson – Project Manager;
Bill (William) Ruyle – Musical Director;
Kim Ima – Project Manager;
George Drance;
Sara Galassini;
Maud Dinand – Project Adviser/ Coordinator.

Artistet dhe artistët që e jetësuan këtë ëndërr:
1. Ilire Vinca
2. Aurita Agushi
3. Lulzim Bucolli
4. Anisa Ismaili
5. Donikë Ahmeti
6. Sheqerie Buçaj
7. Kushtrim Qerimi
8. Edlir Gashi
9. Qendresa Kajtazi
10. Daniela Markaj
11. Allmir Suhodolli
12. Skender Podvorica
13. Edon Shileku
14. Fisnik Sykaj
15. Flutur Mustafa
16. Redon Kika
17. Rajmonda Ahmetaj
18. Fjolla Hana
19. Alban Goranci
20. Margarita Ukaj
21. Marija Velic
22. Nemanja Popovic
23. Branislav Stanovic
24. Milan Popovic
25. Stefan Stojanovic
26. Stefan Dordevic
27. Aurora Spahiu

Producente lokale: Zana Hoxha Krasniqi​ & Artpolis: Jeta Berisha​, Jetbardha Selmani​, Agnesa Xheladini​, Blerina Rexhaj, Hana Arapi​, Art Kaçamaku​, Diellza Bezera​.

Fotografe: Majlinda Hoxha​
Copyright: Artpolis Center

artpolis

Add comment

152Shares