Monologjet e Vaginës – Gjakovë

Për nder të 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, u shënua edhe një aktivitet tjetër me karakter rebelues. Në 20 vjetorit të botimit të librit Monologjet e Vaginës së autores Eve Ensler , Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis i ka dedikuar aktivizmit feminist përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe, si shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave.

Artpolis shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe 20 vjetorin e veprës teatrale politike dhe sociale prej më të rëndësishmeve për të drejtat e grave “Monologjet e Vaginës” nën regjinë e Zana Hoxha Krasniqit. Viti 2018-të shënon 20 vjetorin e Lëvizjes “Dita – V”, lëvizje kjo që qysh nga fillimi ka zgjeruar përdorimin e artit dhe aktivizmit së bashku për ndërgjegjësimin e popullatës. “Dita – V” është lëvizje globale aktiviste kundër dhunës ndaj grave dhe abuzimit seksual.

Misioni i kësaj lëvizje është “një botë ku gratë jetojnë të sigurta dhe të lira”.

Leximi skenik është mbajtur edhe në komunë e Gjakovës, me datë 8 Mars 2018, në hapësirën e pub-it Del House (Te Beka) . Performueset e monologjeve ishin artistet dhe aktivistet e shquara nga Kosova: Anisa Ismajli Aurita Agushi May-Linda Kosumovic Vjosa Abazi Qendresa Kajtazi Daniela Markaj Donjeta Morina Adelina Tërshani Jeta Berisha Jovana Radosavljevic Alketa Sylaj.

Kjo ngjarje është e mbështetur nga United Nations Population Fund – UNFPA/Kosovë, Koalicioni për të Drejtat dhe Shëndetin Seksual dhe Riprodhues – K10, CFD/Zvicërr, ECMI dhe kreacione të Njomza Luci.

Monologjet e Vaginës – Prishtinë

Për nder të 20 vjetorit të botimit të librit Monologjet e Vaginës së autores Eve Ensler, Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis i ka dedikuar aktivizmit feminist përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe, si shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave. Artpolis shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe 20 vjetorin e veprës teatrale politike dhe sociale prej më të rëndësishmeve për të drejtat e grave “Monologjet e Vaginës” nën regjinë e Zana Hoxha Krasniqit. Viti 2018-të shënon 20 vjetorin e Lëvizjes “Dita – V”, lëvizje kjo që qysh nga fillimi ka zgjeruar përdorimin e artit dhe aktivizmit së bashku për ndërgjegjësimin e popullatës.

“Dita – V” është lëvizje globale aktiviste kundër dhunës ndaj grave dhe abuzimit seksual. Misioni i kësaj lëvizje është “një botë ku gratë jetojnë të sigurta dhe të lira”. Leximi skenik është mbajtur me datë 6 Mars 2018 në hapësirën e Teatrit Oda duke filluar nga ora 20:00.

Performueset e monologjeve kanë qenë artistet dhe aktivistet e shquara nga Kosova: Anisa Ismajli, Aurita Agushi, May-Linda Kosumovic, Vjosa Abazi, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Donjeta Morina, Adelina Tërshani,  Jeta Berisha, Jovana Radosavljevic dhe Alketa Sylaj

Kjo ngjarje është e mbështetur nga United Nations Population Fund – UNFPA/Kosovë, Koalicioni për të Drejtat dhe Shëndetin Seksual dhe Riprodhues – K10, CFD/Zvicërr, ECMI dhe kreacione të Njomza Lucit.

Shfaqja e të rinjëve “Eni” në Ferizaj

Të rinjët nga komuna e Ferizajit të cilët kanë qenë pjesëmarrës në festivalin e të rinjëve “Youth Theater Fest” kanë organizuar prezantimin e shfaqjes “Eni” në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullau”, ku dhe është mirëpritur jashtëzakonisht mirë dhe me entuziasëm nga qytetarët e kësaj komune.

Kjo shfaqje trajtoi bullizmin që ju bëhet të rinjëve dhe të rejave nga moshatarët e tyre, si dhe nevojën për të marrë masa.

Luajtën: Qëndrim Asllani, Rinesa Ahmeti, Euron Kadriu , Yllka Çoçaj, Drilon Bajrami dhe Ndriqim Hyseni.

Shfaqja është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa është mbështetur nga CFD.

 

Shfaqjet me të rinj/reja në komunën e Mitrovicës

Dy aktivitetet përmbyllëse të vitit 2017 u mbajtën në Mitrovicën Jugore në shkollën fillore “Migjeni” dhe Mitrovicën Veriore në shkollën “Branko Radicevic”, pikërisht duke organizuar dy shfaqje me të rinj dhe reja nga kjo komunë. Shfaqjet fokusin kryesor e kishin në ngacmimet seksuale në shkolla, mosrespektimi i rregullave në ambienteve shkollore dhe keqpërdorimi i vendit të punës etj.

Shfaqjet janë produksion të Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa janë përkrahur nga IOM-i.

Performanca Forum Teatër “Stigma-Kërko të drejtën tënde” – Gjakovë

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore, performancën Forum Teatër “Stiigma – Kërko të drejtën tënde”në teatrin “Hadi Shehu” në komunën e Gjakovës.

Performanca trajton një temë të ndjeshme kolektive, një temë që ka prekur gati çdo vend të dalë nga konflikti, çdo vajzë, grua apo familje që i kanë mbijetuar dhunës seksuale. Një histori që s’ka fjetur kurrë në mendjet e atyre që u ka ndodhur, një truamë kolektive që ka pëlotur burra, gra dhe fëmijë, që ka gjujnëzu një komunitet,dhe që vazhdimisht kërkohet drejtësi për të gjitha ata/ato të cilat bashkjetojnë me këtë ngjarje.

Shfaqja arriti të mbledhë një publik divers, qindra mysafirë, si nga shoqëria civile, përfaqësues nga institucionet, aktivist/e dhe nxënës të cilët mundësuan të krijohet një forum interaktiv në fund të performancës.

Shumë komente, pyetje dhe kundërshti për rolin e antagonistit dëgjoheshin gjithandej në teatër, ndërsa përkrahje dhe kurajo për të mbijetuarën e dhunës seksuale, njëherësh dhe çitin e ri të cilët po mbronin dashurinë e tyre duke e luftuar mentalitetin paragjykues.

Regjisor dhe Moderator i diskutimeve: Lulzim Bucolli

Aktor/e: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani.

Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit.

Abonohu

Abonohu për tu informuar me më të rejat e fundit nga organizata jonë.

Kontribo

Nëse doni të jeni pjesë e aktiviteteve tona, ju mund të kontriboni në organizaten tonë.

Kontribo