Artpolis

#DrejtësipërAntigonën

Familjarë, qytetarë/e dhe aktiviste të shoqërisë civile sot protestuan para Gjyqësorit të komunës së Rahovecit duke kërkuar drejtësi për vdekjen e dyshimtë të Antigona Morinës. Seanca gjyqësore e cila ishte paraparë të mbahej sot u anulua përshkak të grevës së administratës, mungesës së prokurorit dhe palës tjetër.

Seanca e radhës e rigjykimit do të mbahet më 4 shtator. Antigona vdiq 6 vjet më parë, tri ditë pasi u martua, për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, ndërsa bashkëshorti nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore. Familja e të ndjerës ka akuzuar ish-dhëndrin Hilmi Zena për vrasjen e së bijës duke thënë.se ky i fundit kishte kryer marrëdhënie seksuale me Antigonën, derisa ajo ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe kishte gjakderdhje të vazhdueshme.

Gjykata fillimisht këtë rast e kishte cilësuar si të mbyllur, por pas plot 6 viteve apeli e ka kthyer rastin në rigjykim.

Add comment

0Shares