Forum Teatri

Edukimi i Bazuar në Teatër me Bashkëmoshatarë/e

23 Shtator, 2017

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në mbështetje të CFD-së, organizoi punëtorinë tri ditore “Edukimi i Bazuar në Teatër me Bashkëmoshatarë/e”
Njëzetë e dy pjesëmarrës/e të përzgjedhur/a nga më shumë se 80 aplikime nga shtatë komuna të Kosovës kanë qenë pjesë e kësaj punëtorie duke u anagazhuar së bashku me njëri-tjetrin dhe teatrin për të sjell ndryshime pozitive në komunitet.

Kjo u realizua me angazhimin e regjisores Zana Hoxha – Krasniqi dhe aktorit Lulzim Bucolli, të dy trajnerë të kualifikuar për “Edukimin e Bazuar në Teatër” dhe anagazhimin e komunitetit në Art.

Pjesëmarrësit mësuan rreth teknikave teatrale për ndërtimin e shfaqjeve forum teatër, procesit të diskutimit me publikun, si dhe për përdorimin e tyre në komunitetet. Të rinjët dhe të rejat e këtij grupi shprehen shqetësimet nga komunat ku ata/ato vijnë për shumë dukuri në lidhje me të drejtat e grupeve të margjinalizuara, me fokus në të drejtat e grave dhe dhunën me baza gjinore.

Benit Avdyli pjesëmarrës, ka shprehur mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen në – Trajnimi për Edukimin Bazuar në Teatër me Bashkëmoshatarë “Çdo gjë ishte e përgatitur shumë mirë, trajnimi i ka kaluar pritshmëritë e mija, ne kemi mësuar më shumë se sa që e kemi menduar. Trajnimi ishte shumë i suksesshëm dhe interaktiv. Zana dhe Lulzimi ishin të shkëlqyer duke e ndërlidhur qejfin, aktiviteteve tjera dhe jetës reale të punës, duke u siguruar që pjesëmarrësit të kenë të qarta dhe të kuptueshme të gjitha. Qasja dhe raport me pjesëmarrësit ka qenë i mrekullueshëm. Une me të vërtetë kam kaluar mirë si dhe kam marrë shumë në një kohë kaq të shkurtër. Faleminderit për tri ditët e mrekullueshme, unë jam larguar me shumë njohuri dhe i inspiruar për të përdorë qasje kreative”.

Rita Selimi një pjesëmarrëse tjetër, ka thënë se “Unë nuk jam marr më herët me artet dramatike edhe ideja ka qenë pak sfiduese, por për shkak të gatishmërisë dhe mbështetjes së trajnerëve dhe stafit të Artpolis, si dhe pjesëmarrësve tjerë bashkëmoshatar/e jam ndje shumë rehat dhe entuziaste për të provuar të gjitha aktivitetet. Trajnimi për Edukimin e Bazuar në Teatër me Bashkëmoshatar/e është një prej aktiviteteve më të mira prej të cilave kam mar pjesë, për faktin se i ka përmbushur plotësisht pritshmëritë e mia. Arsyeja fillestare pse unë pata aplikuar për këtë trajnim ka qenë që të mësojë më shumë për teatrin, të drejtat e njeriut si dhe të njoh të rinjë dhe të reja nga rajone të ndryshme të Kosovës që i ndajnë interesat e ngjashme dhe që janë të pasionuar për çështjet sociale. Pikërisht, permes këtij trajnimi unë kam arritur që t’i përfitoj të gjitha këto.

I tërë moduli i trajnimit ka qenë i ndërtuar në atë mënyrë që gradualisht të na ofroj shkathtësi për të performuar si aktor/e, të na prezantojë me mënyrën dhe teknikat se si mund ta bëjmë një shfaqje të forum teatrit si dhe të na inkurajojë për të diskutuar për tema që prekin fushën e të drejtave të njeriut. Si përfundim mund të them se ky trajnim është i domosdoshëm për të gjithë ata/o që janë të pasionuar pas artit; Ndërsa unë nga kjo mundësi kam marrë njohuri, shkathtësi dhe miqësi të reja dhe konsideroj se jam fuqizuar për të provuar mënyrën e forum-teatrit si mjet për të sjellur ndryshime sociale”.

Të rinjët dhe të rejat e këtij grupi janë informuar për vazhdimin e projektit “Adresimi i Dhunës ndaj Grave përmes Artit dhe angazhimit të komunitetit” me Festivalin Teatral për të Rinjë/Reja në muajin Tetor/Youth Theatre Fest. Secili grup do të kthehet në komunat e tyre me njohuritë dhe aftesitë e fituara për të përfshirë më shumë të rinjë/reja në këtë process, duke krijuar shtatë shfaqje të reja të cilat do të prezantohen në festival.

Të trajnuarit vlerësuan një projekt të tillë si mjaftë frytëdhënës duke iu gëzuar faktit për shumë arsye: Njouhri mbi teknikat e teatrit dhe përdorimit të tyre për të adresuar cështje të komunitetit, njohja me moshatarë entuziast nga komunat tjera për të bërë ndryshime në komunitet.

You may also like