Artpolis

“Ëndrra & Shpresa” Shfaqje e të rinjve / Dita Botërore e Popullsisë

12.07.2019

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet me qëllim të shënimit të Ditës Botërore të Popullsisë – 2019 organizoi shfaqjen “Ëndrra & Shpresa” me datë 12 korrik, 2019 në ora 20:00 në plato të kurrizit/lagja Dardania.

Përveç shënimit të #WPD këtë vit u shënua edhe 50 vjetori i UNFPA-së, 25 vjetori i Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë #ICPD25 si dhe 20 vjetori i punës së UNFPA në Kosovë.

Nën moton “Nuk kanë rëndësi numrat, kanë rëndësi njerëzit” kjo shfaqje e të rinjve kishte për qëllim adresimin dhe promovimin e të drejtës së të rinjve për edukim kualitativ, profesion të pa imponuar dhe nevojës për qasje në programe të orientimit në karrierë.

“Lea, Diana, Onati, Dreni dhe Rinori janë 5 të rinj që tregojnë historitë e tyre, duke shfaqë pakënaqësitë dhe kënaqësitë që kanë në lidhur me punën profesionale që ata e bëjnë çdo ditë. Nga 5 të rinj është vetëm një që me të vërtetë bën punën që pëlqen, dhe kjo tregon realitetin e ashpër e një numër të madh të të rinjve në Kosovë, por që fatmirësisht puna e palodhshme mban gjallë ëndrrat dhe shpresat.”

Shfaqja teatrale me të rinj “Ëndrra & Shpresa” u mbështet nga Fondi i Shteteve të Bashkuara për Popullsi në Kosovë – UNFPA.

Që nga viti 1994, UNFPA bashkë me partnerë të shoqërisë civile është duke punuar në përmbushjen e agjendës të #ICPD për të siguruar që progresi po shijohet nga të gjithë. #ICPD25 #NairobiSummit #WorldPopulationDay

Venera It

Add comment

0Shares