Artpolis

Festivali Teatral për të Rinjë dhe të Reja – Edicioni i 7-të

Me datë 24 tetor, 2017, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, ka oragnizuar Festivalin Teatral për të Rinjë dhe të Reja – Edicioni i 7- të / Youth Theatre Fest – 7th Edition.

Në këtë festival kanë marrë pjesë shumë të rinjë dhe të reja nga 7 komuna të Kosovës: Prishtina, Peja, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Ferizaji dhe Mitrovica. Këto shfaqje kanë shpalosur çështjet të cilat të rinjët dhe të rejat e komunës përkatëse i kanë konsideruar më problematike.

Anëtarë të jurisë së festivalit kanë qenë Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi dhe Antigona Dajakaj Fejza.

Pas prezantimit të 7 shfaqjeve juria ka bërë ndarjen e tri çmimeve të para.

Çmimin për vendin e parë e ka fituar grupi nga komuna e Prishtinës që ka trajtuar çështjen e roleve gjinore e feminizmit në kontekstin e shoqërisë Kosovare duke e paraqitur atë në një botë paralele.

Çmimin për vendin e dytë e ka fituar grupi nga komuna e Gjilani që kanë shfaq manifestimin e despresionit dhe vetëvrasjes në të rinjëve dhe të rejave në hapsirën familjare.

Çmimin për vendin e tretë e ka fituar grupi nga komuna e Pejes që përmes monologut e protestës kanë prezantuar Luftën e Paqen në kontekst botëror.
Në fund të gjithë pjesëmarrësve ju janë ndarë çertifikata për pjesëmarrje dhe për përkushtim.

Festivali Teatral për të Rinjë dhe të Reja – Edicioni i 7të është organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në kuadër të projektit “Adresimi i Dhunës ndaj Grave përmes Artit dhe angazhimit të Komunitetit” me mbështetje nga CFD.

artpolis

Add comment

0Shares