Artpolis

Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde” – Gjakovë 2018

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të eliminimit të dhunës seksuale në konflikte, u prezantua shfaqja Forum Teatri “Stigma – Kërko të drejtën tënde” në komunën e Gjakovës, saktësisht në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu”.

Forum teatri trajton një temë të ndjeshme kolektive, një temë që ka prekur gati çdo vend të dalë nga konflikti, çdo vajzë, grua apo familje që i kanë mbijetuar dhunës seksuale. Një histori që s’ka fjetur kurrë në mendjet e atyre që u ka ndodhur, një truamë kolektive që ka pëlotur burra, gra dhe fëmijë, qëka gjujnëzu një komunitet, dhe që vazhdimisht kërkohet drejtësi për të gjitha ata/ato të cilat bashkjetojnë me këtë ngjarje. Në fund të shfaqjes, diskutimi ishte ai që arriti të bashkojë publikun në luftimin e kësaj dukurie dhe të sfidojë ata/ato që ende e kishin të paqartë rëndësinë e përkrahjes për heroinat e vendit.

Regjisor: Lulzim Bucolli

Aktor/e: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani.

Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit

Add comment

0Shares