Artpolis

Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde” – Suharekë

Në komunën e Suharekës, në kuadër të festivalit artistik “Festari” u prezantua shfaqja Forum Teatër “ Stigma – Kërko të drejtën tënde”.

Shfaqja trajton një temë të ndjeshme kolektive, një temë që ka prekur gati çdo vend të dalë nga konflikti, çdo vajzë, grua apo familje që i kanë mbijetuar dhunës seksuale. Një histori që s’ka fjetur kurrë në mendjet e atyre që u ka ndodhur, një truamë kolektive që ka pëlotur burra, gra dhe fëmijë, që ka gjujnëzu një komunitet,dhe që vazhdimisht kërkohet drejtësi për të gjitha ata/ato të cilat bashkjetojnë me këtë ngjarje.

Shfaqja arriti të mbledhë një publik divers të cilët/at mundësuan të krijohet një forum interaktiv në fund të performancës.

Shumë komente, pyetje dhe kundërshti për rolin e antagonistit dëgjoheshin gjithandej në teatër, ndërsa përkrahje dhe kurajo për të mbijetuarën e dhunës seksuale, njëherësh dhe çitin e ri të cilët po mbronin dashurinë e tyre duke e luftuar mentalitetin paragjykues.

Regjisor dhe Moderator i diskutimeve: Lulzim Bucolli

Aktor/e: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani.

Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe UNFPA-në.

Add comment

0Shares