Artpolis

Integrimi i Sigurisë – Ndërtimi i qëndrueshmërisë ndërmjet viktimave të trafikimit dhe viktimave potenciale të trafikimit

02 maj, 2019 – 05 maj, 2019

Në ambientin e ngrohtë të hotelit Sharr, në Prevallë, në një nga vendet më të bukura të Kosovës, e rrethuar me gjelbrim, ajër të pastër dhe qetësi natyrore, u mbajt Punëtoria Integrimi i Sigurisë – Ndërtimi i qëndrueshmërisë  ndërmjet viktimave të trafikimit dhe viktimave potenciale të trafikimit.

Brenda katër ditëve 19 pjesëmarrëse u bënë pjesë e kësaj punëtorie të udhëhequr nga trajneret Yllka Soba dhe Agnesa Xheladini.

Integrimi i Sigurisë është një punëtori që krijon një hapësirë ​​të sigurt, të respektueshme dhe të strukturuar për individë për të ndarë dhe diskutuar sfidat e tyre të sigurisë, si dhe për të folur rreth strategjive për të qëndruar të sigurt dhe mirë. Punëtoria në përgjithësi përfshinte ushtrime të ndryshme relaksuese, ushtrime meditimi dhe lehtësimi të stresit, përderisa para ushtrimeve trajneret Yllka Soba dhe Agnesa Xheladini siguruan një mjedis të sigurt duke krijuar “rregulla” që e bëjnë secilit pjesëmarrëse të ndjehen të sigurta në ndarjen e përvojave të tyre dhe të jenë në gjendje për të marrë maksimumin e çdo ushtrimi. Ballafaqimi me të kaluarën, duke shëruar plagët dhe duke u fokusuar në hapat e ardhshëm në jetën e tyre dhe si mund të bëjmë jetën tonë më produktive dhe kuptimplotë ishin çështjet kryesore që u shtjelluan në këtë punëtori. Është më se e nevojshme të shihet trafikimi i qenieve njerëzore kryesisht si një çështje e të drejtave të njeriut për të mbrojtur viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore nga ri-viktimizimi. Punëtoria Integrimi i Sigurisë përqendrohet në këtë si një pikë kryesore, duke mos lejuar që individët që kanë kaluar nëpër këtë të ri-viktimizohen.

Trajnerët e ISW-së e përqendruan këtë punëtori duke përdorur një qasje pozitive dhe kreative ndaj identifikimit të emocioneve, duke i kanalizuar ata siç duhet, përkujdesja ndaj vetvetes duke ruajtur ekuilibrin në fushat e mirëqenies, duke paraqitur strategjitë mbështetëse dhe duke përcaktuar solidaritetin midis grupit.

Pjesëmarrëset ishin vërtet të kënaqura me punëtorinë dhe ato sugjeruan edhe një punëtori me të njëjtët pjesëmarrëse për të vazhduar punën e brendshme dhe procesin e shërimit që tashmë ka filluar.

Punëtoria: Organizimi i Punëtorive Integrimi i sigurisë – Ndërtimi i qëndrueshmërisë ndërmjet viktimave të trafikimit dhe viktimave potenciale të trafikimit realizohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe përfshirjes sociale të viktimave të trafikimit dhe viktimave të supozuara të trafikimit” dhe është mbështetur nga Projekt i zbatuar nga konzorciumi i udhëhequr nga Family  and Childcare Centre – KMOP

Venera It

Add comment

0Shares