Artpolis

KULTPLUS – Përfundoi edicioni i katërt i festivalit FEMART

Përfundoi edicioni i katërt i festivalit FEMART

Publikuar: 2016-05-30 23:06:18

Por jo vetëm kaq, festivali FEMART, u përmbyll me një koncert të festivalit DAM, ku për të pranishmit performuan sopranoja Besa Llugiqi dhe Lirika Pula në piano. Ky bashkëpunim që erdhi mes festivalit FEMART e festivalit DAM, siç tha edhe drejtoresha artistike e festivalit DAM, Rreze Kryeziu

Sarandë Selimi
Pas gjashtë ditëve e netëve, përplot me aktivitete nga më të ndryshmet duke filluar nga master klas, debate, performanca, ekspozita, instalacione, shfaqje, filma, slam poezi e koncerte mbrëmjen e së hënës u mbyll edicioni i katërt i festivalit FEMART, duke i lënë radhën kështu edicionit të pestë ku na sjellë plotë një gjysmë dekade me këtë festival. FEMART, festivali i artistëve për të drejtat e njeriut, mbylli këtë edicion ashtu siç i ka hije duke ndarë për herë të parë çmimin FEMART, çmim ky që i takoi këngëtares së madhe shqiptare Nexhmije Pagarushës. Fatkeqësisht për të marrë çmimin Pagarusha nuk ishte e pranishme, por sidoqoftë çmimi i takoi asaj dhe do ti dorëzohet në shtëpi, ashtu siç tha edhe drejtoresha e festivalit FEMART, Zana Hoxha Krasniqi.

Por jo vetëm kaq, festivali FEMART, u përmbyll me një koncert të festivalit DAM, ku për të pranishmit performuan sopranoja Besa Llugiqi dhe Lirika Pula në piano. Ky bashkëpunim që erdhi mes festivalit FEMART e festivalit DAM, siç tha edhe drejtoresha artistike e festivalit DAM, Rreze Kryeziu.

“Çështja e bashkëpunimit mes festivaleve për DAM-in, ka qenë një dëshirë e kamotshme, dhe fatmirësisht e kemi gjet këtë vit ku natyrisht që nuk do të jetë hera e parë dhe e fundit kjo, sepse kemi hasur në persona shumë bashkëpunues siç janë Zana, Dardana dhe Oda. Ky festival ka një aktivitet të ngjeshur dhe të nivelit të lartë profesional dhe sigurisht do të lë gjurmë të rëndësishme në kuadër të festivaleve këtu në Kosovë. Këtë herë kemi vendos të jemi me koncertin e fundit të koncerteve “Përplasje”, koncerte këto që i paraprinë hapjes së festivalit DAM”, theksoi për KultPlus, Rreze Kryeziu.

Krejt për fund, drejtoresha e festivalit FEMART Zana Hoxha Krasniqi, iu drejtua të pranishmëve duke i falënderuar për përkrahjen që ia kanë bërë këtij festivali, dhe poashtu krejt për fund ajo premtoi se edicioni i pestë i FEMART, do të sjellë edhe shumë risi të tjera, ku ndër to çmimi FEMART, do të bëhet tradicional./KultPlus.com

artpolis

Foto Galeri

Add comment

0Shares