Artpolis

MARShojmë, S’festojmë! – 2018

Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ne Protestuam dhe nuk Festuam! sepse ende nuk kemi arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore. Parakaluam rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve tona lokale dhe globale se ne do të angazhohemi pavarësisht sfidave për një shoqëri diverse dhe të barabartë.

Kërkesat e Kolektivit Marshojmë, S’festojmë!:

1. 50% përfaqësim i grave në vendimmarrje, në sindikata, institucione publike e private, dhe në të gjitha nivelet e organizimit shoqërore;

2. Të implementohen ligjet dhe kontratat kolektive në tërësi dhe pa përjashtime;

3. STOP diskriminimit në punë për shkak të moshës;

4. Të respektohen të drejtat e njeriut në punë, pa dallim seksi, gjinie, orientimi seksual, identiteti gjinor, etnie, religjioni dhe çdo identiteti tjetër individual apo shoqëror.

5. Duam vende të sigurta dhe të shëndetshme të punës. Gjatë viteve 2011 – 2017, 90 punëtorë kanë gjetë vdekjen dhe 400 të tjerë janë lënduar në vendin e punës;

6. STOP ekonomisë së zezë, korrupsionit dhe nepotizmit.

7. Respektoni pushimin e lehonisë. Avokojmë për leje prindërore;

8. Të zhduket varfëria dhe papunësia e grave;

9. Sigurim shëndetëor për të gjithë. Pushimi mjekësor nuk është pushim vjetor;

10. STOP punës shtëpiake pa pagesë! Prandaj Votoni propozimin për barasvlefshmërinë e punës në familje!

Add comment

0Shares