Artpolis

Monologjet e Vaginës – Gjakovë

Për nder të 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, u shënua edhe një aktivitet tjetër me karakter rebelues. Në 20 vjetorit të botimit të librit Monologjet e Vaginës së autores Eve Ensler , Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis i ka dedikuar aktivizmit feminist përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe, si shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave.

Artpolis shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe 20 vjetorin e veprës teatrale politike dhe sociale prej më të rëndësishmeve për të drejtat e grave “Monologjet e Vaginës” nën regjinë e Zana Hoxha Krasniqit. Viti 2018-të shënon 20 vjetorin e Lëvizjes “Dita – V”, lëvizje kjo që qysh nga fillimi ka zgjeruar përdorimin e artit dhe aktivizmit së bashku për ndërgjegjësimin e popullatës. “Dita – V” është lëvizje globale aktiviste kundër dhunës ndaj grave dhe abuzimit seksual.

Misioni i kësaj lëvizje është “një botë ku gratë jetojnë të sigurta dhe të lira”.

Leximi skenik është mbajtur edhe në komunë e Gjakovës, me datë 8 Mars 2018, në hapësirën e pub-it Del House (Te Beka) . Performueset e monologjeve ishin artistet dhe aktivistet e shquara nga Kosova: Anisa Ismajli Aurita Agushi May-Linda Kosumovic Vjosa Abazi Qendresa Kajtazi Daniela Markaj Donjeta Morina Adelina Tërshani Jeta Berisha Jovana Radosavljevic Alketa Sylaj.

Kjo ngjarje është e mbështetur nga United Nations Population Fund – UNFPA/Kosovë, Koalicioni për të Drejtat dhe Shëndetin Seksual dhe Riprodhues – K10, CFD/Zvicërr, ECMI dhe kreacione të Njomza Luci.

Add comment

0Shares