Aktivitetet Iniciativat

Një Miliard në Këmbë të Ngritur/a në Revolucion e Solidaritet – 2019

27 Shkurt, 2019

ÇOHU! REZISTO! BASHKOHU!

 Edhe këtë vit Qendra për Art dhe Komunitet-Artpolis, me 14 shkurt 2019 në sheshin Zahir Pajaziti, në kuadër të fushatës globale “Një miliard të ngritur/a” – “One Billion Rising”, u bë nikoqire e organizimit të kësaj fushate duke iu bashkëngjitë botës me vallëzimin tradicional të #OneBillionRising e të përcjellur me muzikë nga DJ Lilac. Së bashku shprehëm revoltën dhe festuam përmes vallëzimit e muzikës për të treguar që ne nuk jemi të mposhtura nga dhuna e përditshme ndaj grave e vajzave.

“Sot për të 7-in vit me rradhë, jemi ngritur që përveç dhunës seksuale dhe fizike, t’a ndalim edhe dhunën sistematike në sferat ekonomike, politike, socio-kulturore, mjedisore dhe ideologjike. Ne ju bëjmë thirrje që të na bashkangjiteni në rezistencë dhe solidaritet. Sepse kjo ditë dhe kjo ngritje nuk është më një fushatë – kjo është një mënyrë e jetesës.” – ishte një nga thirrjet e shumta të fjalimit në sheshin Zahir Pajaziti.

Të ngritemi së bashku që ti japim fund:

Përdhunimit

Incestit

Ngacmimit seksual

Gjymtimit gjenital femëror (FGM)

Skllavërise seksuale dhe trafikimit

Marteses se fëmijëve

Vrasjes se grave

Shtypjes seksuale, Gjinore dhe të Riprodhimit

Dhunes ndaj personave LGBTQIA +

Mashkulloritet toksik

Varfërisë / Pabarazisë Ekonomike / Eksploatimit

Shkatërrimi i klimës dhe plaçkitja mjedisore

Racizmit, Urrejtjes dhe Diskriminimit

Fundamentalizmit  Fetar

Dhunës Shtetërore dhe Institucionale / Militarizimit/ Luftës

Zhvendosja e detyruar / Imigrant dhe abuzimi i emigrantëve

You may also like