Aktivitetet Aktivizëm Iniciativat

One Billion Rising – Prishtinë

14 Shkurt, 2014

Një në tri gra në planet, dhunohen apo përjetojnë dhunë në familje gjatë jetës së tyre.
Që do të thotë një miliard gra.

Në shkurt të vitit 2013, një miliard gra dhe burra tronditën tokën përmes vallëzimit për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në event-in e quajtur One Billion Rising (Një Miliard në Këmbë).

Këtë vit, më 14 Shkurt 2014, ora 17:00, në platonë afër Hotelit Grand, në Prishtinë, për një orë vetëm ftojmë gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, për të shfrytëzuar pushtetin e tyre dhe imagjinatën, për tu ngritur në këmbë për DREJTËSI për gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë.

Artpolis ka përgaditur përformancë artistike “Drejtesi për grate” me aktorët :

– Anisa Ismajli
– Dardana Mehmeti
– Alban Zogaj
– Dafina Berisha

Protestës One Bilion Rising i janë bashkangjitur 20 të rinjë, djem dhe vajza nga qytete të ndryshme të Kosovës. Pjesë e këtij vallëzimi do të bëhemi të gjithë ne.

MUZIKA nga: Oda Haliti.

Jemi këtu për të thënë MJAFT DHUNËS dhe kërkojmë DREJTËSI!
Eja dhe bashkangjitu me ne në një mbrëmje të gëzimit, protestës dhe vallëzimit.

BASHKOHU EDHE TI ME NE!
STRIKE | RISE | DANCE!

You may also like