Shfaqjet Teatrale

Performanca "Copë-copë" – 8 mars 2017

13 Mars, 2017

Për nder të ditës së 8 marsit, si revoltë për ditën e gruas, në kuadër të bashkëpunimit me kolektivin e MARShojmë, S’festojmë, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis solli reprizën e performancës “Copë Copë”.

“Copë-copë” për herë është dhënë premierë në vitin 2015-të, ndërsa trajton fatin biologjik të gruas dhe jetën e vështirë të saj në mentalitetin patriarkal.

Artistet dhe mbijuetuejsa e dhunës sëbashku u mbledhën për të ndarë me publikun copëza përjetimesh nga jeta e tyre. Interpretime të përbashkëta të artisteve dhe të mbijetuarës së dhunës në hapsirën e njëjtë riaktualizuan forcën që ato kanë gjetur për t’u përballur me realitetin.

Dramaturge: Blerta Zeqiri
Regjia: Zana Hoxha Krasniqi

Luajtën: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.

Performanca është produksion i Qendres për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa është përkrahur nga CFD.

You may also like