Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë

Punëtoria “Artivismi kundër Dhunës në Baza Gjinore”

29 Nëntor, 2018

Me datë 02 -04 nëntor, 2018 në fshatin Kukaj u mbajt punëtoria “Artivismi kundër Dhunës në Baza Gjinore” me aktiviste dhe artiste kosovare.

Kjo punëtori bashkoi 15 gra për të krijuar performanca të përbashkëta artistike që shtjellojnë përvojat, sfidat dhe sukseset e grave.

Gjatë këtyre tri ditëve janë mbajtur takime të rregullta grupore për ti dhënë jetë skenës me përvoja të grave me tri tema të ndryshme, të cilat janë prezantuar dy herë gjatë punëtorisë, ku secila pjesëmarrëse ka dhënë kontributin e saj në krijimin e këtyre shfaqjeve.

Këto performanca do të prezantohen para publikut në kuadër të kampanjës globale “16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore” gjatë vitit 2018, në Prishtinë.

Kjo punëtori është organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në mbështetje të Kvinna till Kvinna.

You may also like