Artpolis

Punëtoria – Ngritja e kapaciteteve të stafit

Me datë 13 shtator 2018 në komunën e Gjakovës, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis mbajti punëtorinë e radhës për ngritjen e kapaciteteve të stafit.

Gjatë kësaj punëtorie e gjithë ekipa e Artpolis-it pati mundësinë të mësojë rreth teknikave më të reja për shkrimin e projekteve sipas formave të përditësuara evropiane nga drejtoresha ekzekutive Zana Hoxha – Krasniqi. Angazhimi i ekipës dhe puna në grup rezultoi pozitivisht. Ngritja e kapaciteteve të stafit ndër të tjerash është edhe mision i organizatës në kuadër të Strategjisë së re, një punë e rregullt dhe synim i vazhdueshëm për ta profilizuar secilin/secilën në rolin dhe funksionin e saj/tij.

diellza

Foto Galeri

Add comment

0Shares