Publikimet Raportet e Hulumtimit

Raport: Trajtimi i ngacmimit seksual në Universitetet Publike

30 Mars, 2018

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis më 8 mars 2017 publikoi një raport të titulluar “Trajtimi i Ngacmimit Seksual në Universitetet Publike”, po theksi vihet në masë të madhe te UP-ja, si universiteti më i madh publik në vend. Ky raport pretendon se ngacmimi seksual është i përhapur – nuk ka të dhëna për shkallën e përhapjes – por nuk raportohet pothuajse fare, e kur raportohet në ndonjë rast, nuk ndërmerret pothuajse asgjë. Sipas këtij raporti, studentet nuk i raportojnë rastet e ngacmimit seksual sepse, përveçqë nuk besojnë se do të ndërmerret gjë, kanë frikë edhe nga pasojat e mundshme, por edhe nga turpi publik. UP-ja në 2013 ka përcaktuar një grup rregullash në Kodin e Etikës për Personelin Akademik, duke paraparë trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual, por nuk ofrohen të drejta dhe detyrime specifike edhe për stafin administrativ a studentët e UP-së. Pra, nuk ka politika të hartuara specifikisht për rastet e ngacmimit seksual, përkufizime të qarta se cilat forma të sjelljes përbëjnë ngacmim seksual, shpjegime të procedurave të raportimit, për t’i inkurajuar studentët që t’i raportojnë rastet, e as përcaktim të procedurave që duhet të ndiqen nga stafi akademik dhe administrativ pasi të raportohen rastet dhe të fillojnë procedurat.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të shkarkuar Raportin.

Raport: Trajtimi i ngacmimit seksual në Universitetet Publike

You may also like