Rreth nesh

ARTPOLIS është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multietnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diversitetit dhe ndryshimeve shoqërore.

 

Vizioni ynë është të krijojmë një shoqëri të bazuar në vlera feministe përmes artit dhe kulturës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Misioni i Artpolis është të ndërtojë fuqinë kulturore të grave dhe të rinjve për t’u bërë katalizatorë për ndryshime shoqërore.

 

Adresa: Rr. Zenel Salihu Z4 -S3 00022
10 000 Prishtina, Kosova
E-mail: ojq.artpolis@gmail.com
Facebook: https://www.facebook.com/artpolisKosovo/
Instagram: https://www.instagram.com/artpoliscenter/

Artpolis është themeluar në vitin 2004, ndërsa misioni i saj kryesor është të rrisë zhvillimin kulturor dhe shoqëror duke përdorur artin si një mjet për fuqizimin e komunitetit.

Kjo është arritur gjatë këtyre tetë viteve përmes:

  • 10 Performanca profesionale teatrore që adresojnë VAW, të cilat merren me të kaluarën dhe temat e fuqizimit të grave të cilat si target grup kanë një audiencë prej 10.000 persona (duke përfshirë ato lokale dhe ato të regjionit – Ballkan)
  • Trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve të 2.000 të rinjëve nga të gjitha përkatësitë etnike lidhur me temat si: Edukimi i Bazuar në Teatër, Aktivizmi, Aftësitë menxhuese të projekteve dhe Aftësitë udhëheqëse;
  • 40 performanca profesionale Forum Teatër të cilat mundësuan diskutime interaktive me përrreth 20.000.00 pjesëmarrësve të audiencës në Kosovë;
  • 60 performanca amatoreske me bashkëmoshatare të teatrit, të cilat iu mundësuan të rinjëve dhe audiencës të performojnë dhe të edukohen në çështje të ndryshme sociale.

6

performanca profesionale teatrore

20

performanca profesionale forum teater

20k

diskutime interaktive nëpër forum teater

40

performanca amatoreske teatrore

Përfituesit kryesorë të projekteve të ARTPOLIS janë kryesisht artist/e, gra dhe të rinjë të komunitetit multietnik.

Të gjitha aktivitetet e krijuara nga Artpolis prezentohen dhe ofrohen pa pagesë për audiencën, që prej fillimit të krijimit të organizates.

Artpolis ka bashkëpunim me mediat zyrtare të Kosovës, artistët e teatrit dhe filmit; është pjesëtare e ISPA (Internacional Performing Arts Association www.ispa.org), Rrjetit të Grave të Kosovës, Forumit Kulturor, CIVIKOS-it, Koalicionit për Shëndetin Riprodhues dhe pjesë e Kolektivit MARShojmë S’festojmë!.

ARTPOLIS ka krijuar:

  • Qendrën për Zhvillimin e Arteve;
  • Festivalin e Artisteve dhe Aktivisteve – FEMART
  • Edukimi i Bazuar në Teatër në Kosovë – 600 të rinjë të trajnuar me program mësimor (2007 –201)
  • Rrjeti i të Rinjëve për Ndryshime Sociale (me prezentues nga 11 komuna) 2008 – 2011
  • Lidhja Regjionale e Artistëve për të Drejtat e Njeriut (2009)
  • Festivali Kombëtar për Ndryshime Sociale (2007 – 2017)
  • 48 orë HIV / AIDS Youth Film Fest (2009, 2010, 2011)
  • Shkollën Artistike Interaktive për të Rinjë (2010)
  • Autobusi i trashëgimisë kulturore Evropiane në Kosovë (2010, 2011, 2012, 2013)

Abonohu

Abonohu për tu informuar me më të rejat e fundit nga organizata jonë.

Kontribo

Nëse doni të jeni pjesë e aktiviteteve tona, ju mund të kontriboni në organizaten tonë.

Kontribo