Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja Forum Teatër “Dashni e Paragjykim – Prizren

29 Nëntor, 2018

Shfaqja Forum Teatër “Dashni e Paragjykim” është mbajtur në  SH.F.M.U “Abdyl Frashëri”, SH.F.M.U “Naim Kokollari – Budakova” SH.F.M.U “Fadil Hisari”, dhe SH.F.M.U “Ardhmëria” në komunën e Prizrenit.

Shfaqja Forum Teatër “Dashni e Paragjykim” tregon se esenca e saj janë këto dy koncepte. Personazhet e kësaj shfaqje vijnë me një vorbull të dashurisë së re dhe simpatike të shoqëruar me paragjykime dhe ngacmim nga shoqëria, por gjithashtu do t’ju kujtojë se çfarë roli ka stafi i shkollës; përgjegjësia dhe qasja që zgjedhin për të adresuar këto çështje e për të mos i neglizhuar ato.
Kjo performancë i dedikohet nxënësve të klasave 6 deri në 9 të shkollave fillore, pas së cilës do të mbahet diskutimi në mes aktorëve, nxënësësve dhe mësimdhënësve. Moderatore e diskutimit: Daniela Markaj
Regjia: Zana Hoxha Krasniqi
Luajnë: Mikel Markaj, Verona Koxha, Edlir Gashi, Kushtrim Qerimi dhe Donikë Ahmeti
Kostume dhe Skenografi: Yllëza Mazrekaj dhe Deltina Syla.
Ky projekt mbështetet nga GIZ “Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor në Kosovë (CDBE) – komponenti për gjithëpërfshirjen në arsim të të kthyerve dhe pakicave etnike, që është pjesë e përkrahjes së Bashkëpunimit Gjerman në reformën e sektorit të arsimit në Kosovë dhe Teatri Dodona.

You may also like