Artpolis

Shfaqja Forum Teatër “Kjo nuk është e vërtetë” – Graqanicë

Me datë 13.11.2018 është mbajtur shfaqja forum teatër “Kjo nuk është e vërtetë” në “GLC” – Graqanicë.

Historia e performances forum teatër “Kjo nuk është e vërtetë” përshkruan ditën në jetën e një djali. Në fillim atë e rrembejnë, ai kthehet në shtëpi dhe i thotë motrës së tij dhe ajo fillon të tallet, gjithashtu me të tallet edhe nëna e tij. Pastaj ai largohet nga shtëpia dhe takohet me të dashurën e tij , por ajo e refuzon atë dhe i tregon nënës së saj që është mësuese e shkollës, kjo e fundit, nëna e të dashurës së tij e ngacmon fizikisht djalin në oborrin e shkollës për shkak të ngacmimit të vajzës së saj nga ana e tij. Performanca është e dedikuar për fëmijët serb folës të klasave 1-7 në shkollat fillore. Pas performancës forum teatër u zhvillua diskutimi midis aktorëve, nxënësve si dhe mësimdhënësve.

Regjisor:Zoran Ristić
Luajnë: Emilija Dimitrijević, Marija Velić, Nemanja Popović, Nikola Velić, Tamara Trajković, Teodora Dimitrijević.

Ky projekt mbështetet nga GIZ “Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor në Kosovë (CDBE) – komponenti për gjithëpërfshirjen në arsim të të kthyerve dhe pakicave etnike, që është pjesë e përkrahjes së Bashkëpunimit Gjerman në reformën e sektorit të arsimit në Kosovë.

diellza

Add comment

0Shares