Artpolis

Shfaqja Forum-Teatër “Nuk jam n’shitje” – Gjilan

Me datë 06.11.2018 Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis së bashku me të rinjët/rejat nga komuna e Gjilanit në kuadër të muajit kundër trafikimit të qenieve njerëzore ka organizuar shfaqjen “Nuk jam n’shitje”.

Shfaqja kishe si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore si fenomen negativ shoqërorë.

Shfaqja ishe e llojit forum-teatër, pas perfundimit të shfaqjes është zhvilluar diskutimi me publikun lidhur me çështjet të cilat janë adresuar në shfaqje, duke u dhënë në këtë mënyrë publikut mundësinë që të angazhohen drejtëpërdrejtë, duke u bërë pyetje personazheve apo duke dhënë komente mbi tema të caktuara.

Ky projekt u realizua nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, përkrahur nga EU4K (European Union For Kosovo) dhe KMOP (Family and Childcare Centre).

diellza

Add comment

0Shares