Artpolis

Shfaqja Forum Teatër “Talenti” – Pejë

Shfaqja Forum Teatër “Talenti” është mbajtur në  SH.F.M.U “Haxhi Zeka” në fshatin Zahaq dhe në SH.F.M.U “Naum Veqilharxhi” në fshatin Kliqinë dhe SH.F.M.U “7 shtatori”në fshatin Cigë në komunën e Pejës.

Në shfaqjen Forum Teatër “Talent” paraqiten ngjarje nga një klasë në shkollë, ku mësuesja inkurajon nxënësit/et e tij të prezantojnë talentet e tyre. Gjatë kësaj shfaqje ne shohim një nga llojet më të shpeshta të diskriminimit në shkollë, por gjithashtu edhe mënyrat se si mund t’i zgjidhim ato.
Kjo performancë është sa udhëzuese edhe interesante si për nxënësit/et, ashtu edhe për mësuesit/et, pasi që paraqet një shembull të mirë se si mund të vihen në pah talente të ndryshme të nxënësve dhe se si mund të shoqërohemi përtej dallimeve tona. Kjo performancë i dedikohet nxënësve të klasëve 1deri në 5 të shkollave fillore, pas së cilës do të mbahet diskutimi në mes aktorëve, nxënësësve dhe mësimdhënësve.

Moderator i diskutimit: Lulzim Bucolli
Regjia: Lulzim Bucolli
Luajnë: Anisa Ismaili, Alban Goranci, Armend Ballazhi, Kaltrinë Zeneli dhe Qendresa Kajtazi
Kostumet dhe Skenografia: Yllëza Mazrekaj dhe Deltina Syla
Ky projekt mbështetet nga GIZ "Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor në Kosovë
(CDBE) – komponenti për gjithëpërfshirjen në arsim të të kthyerve dhe pakicave etnike, që
është pjesë e përkrahjes së Bashkëpunimit Gjerman në reformën e sektorit të arsimit në
Kosovë.

diellza

Add comment

0Shares