Artpolis

Agnesa Xheladini

Agnesa Xheladini u lind në Prishtinë në vitin 1994. Ka përfunduar studimet në degën e Psikologjisë në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës.

Ajo ka filluar shumë herët të merret me punë vullnetare si në organizata joqeveritare, ashtu edhe në ato shtetërore.

Përmes aktiviteteve të ndryshme ajo ka dhënë kontributin e saj në çështjet e feminizmit përmes organizatës joqeveritare “Artpolis”, mbështetjen e komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptas, shërbimeve të psikoterapisë në ambulancën psikologjike “UNI”, promovimit të mendimit shkencorë dhe filozofik në organizatën “Cyano’s Day” dhe së fundmi është bërë pjesë e rrjetit ndërkombëtar për edukimin e të rinjve Y-PEER.

Në Artpolis, Agnesa fillimisht është angazhuar në Festivalin FEMART, si koordinatore e vullnetarëve, pastaj si Asistente e Projekteve, e tash e tutje ajo është Koordinatore e Projekteve.

artpolis

Foto Galeri