Artpolis

Blerina Rexhaj Dreshaj

Lindi në Istog në vitin 1987. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Studimet i përfundoi në 2008 në AAB, për Banka, Financa dhe Kontabilitet. Në vitin 2009, filloi punën si kontabiliste në Greta Sh.p.k, Pejë, deri në Prill të vitit 2011, ku punoi me shumë përkushtim.

Në një periudhë një vjeçare, 2015/16, ajo ishte Menaxhere e Financave dhe Asistente Auditore, ACA Audit and Consulting, Prishtinë, ku u morr me menaxhimin e kompanive për qëllime kontabiliste, deklarimi i taksave, raportet financiare e shumë detyra të tjera.Tani që nga Janari i vitit 2017, ajo vazhdon zhvillimin e saj në karrierë, si Menaxhere e Financave dhe Administratës në Qendrën për Art dhe Komunitet, Artpolis.

artpolis

Foto Galeri