Artpolis

Venera Ismaili

Venera Ismaili lindi me 1972 në Prishtinë. Ajo ka bërë një karrierë të larmishme të punës.

Ka startuar në vitin 1992, në kompani të teknologjisë informative “Infotrade” duke krijuar përvojën e parë të punës përmes shitjes dhe punëve administrative për të vazhduar më pas në vitin 2006 në një ndër kompanitë më të sukseshme të IT-së, në “Pronet” apo tani me emërtimin “Asseco”, deri në vitin 2011.

Duke dashur që të zgjerojë përvojën ajo lë pas teknologjinë informative dhe starton në fabrikën gjermane në Kosovë “Xella” në sektorin e shitjes, marketingut dhe të prokurimit, deri në vitin 2016.

Në fund të vitit 2016 iu bashkua ekipit të kompanisë private “PR Solutions LLC” në pozitën menaxhere  e projektit. Kjo kompani me veprimtari të ndryshme si: marrëdhënie me publikun, marketing, zhvillim të programeve softverike, trajnime e të tjera, mundësoi që Venera të krijojë edhe përvoja tjera duke qenë pjesë e ekipit realizues të një emisioni televiziv episodik, me temë rreth shëndetit.

Në këtë mënyrë Venera zbuloi edhe një dëshirë të fshehur prej kohësh, të punojë në fushën e artit. Ajo e sfidoi vetën duke qenë pjesë e trupës performuese “Aktivism” që u shfaq gjatë fushatës globale “16 ditë të aktivizmit”, në dhjetor 2018.

Duke qenë adhuruese e artit si dhe një përcjellëse aktive e eventeve si: teatri, muzika, baleti, filmi e poashtu edhe përkrahëse e aktiviteteve që kanë të bëjnë me të drejtat njerëzore në përgjithësi, Venera ndjeku dëshirën dhe ambicien e saj që të jetë sa më afer artit duke punuar në Qendrën për Art dhe Komunitet – Artpolis që nga shkurti i vitit 2019.  Në këtë menyrë ajo duke ndjekur ëndrrën e saj, shpreson që do të kontribuojë sadopak në ndërgjegjësim për një shoqëri me vlera të mirëfillta, për një botë me të drejta të plota ndaj grave, të drejta ndaj personave LGBT, kundër ngacmimeve seksuale dhe kundër çdo shtypje apo dhune që ushtrohet ndaj individi apo grupi.

Prandaj, duke qenë pjesë e stafit të Artpolis, Venerës i përgjigjet shumë një thënie e parapëlqyer e saj:  “Gjeje një punë që të pëlqen dhe nuk do të kesh nevojë të punosh asnjë ditë” (Find a job that you love and you don’t have to work a single day in your life).

diellza

Foto Galeri