Artpolis

Trajnimi "Edukimi i bazuar në Teatër" – Artpolis & IOM

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në mbështetje të IOM-it, organizoi punëtorinë tri ditore “Edukimin e Bazuar në Teatër” .

Tetëmbëdhjetë pjesëmarrës/e të përzgjedhur/a nga më shumë se 50 aplikime nga komuna e Prishtinës dhe Mitrovicës kanë qenë pjesë e kësaj punëtorie duke u anagazhuar së bashku me njëri-tjetrin dhe teatrin për të sjell ndryshime pozitive në komunitet.

Kjo u realizua me angazhimin e regjisores Zana Hoxha – Krasniqi dhe aktorit Lulzim Bucolli, të dy trajnerë të kualifikuar për “Edukimin e Bazuar në Teatër” dhe anagazhimin e komunitetit në Art. Pjesëmarrësit mësuan rreth teknikave teatrale për ndërtimin e shfaqjeve forum teatër, procesit të diskutimit me publikun, si dhe për përdorimin e tyre në komunitetet. Të rinjët dhe të rejat e këtij grupi shprehen shqetësimet nga komunat ku ata/ato vijnë për shumë dukuri në lidhje me të drejtat e grupeve të margjinalizuara, me fokus në të drejtat e grave dhe dhunën me baza gjinore.

Taba Kelmendi pjesëmarrës, ka shprehur mirënjohjen e saj për pjesëmarrjen në – Trajnimi për Edukimin Bazuar në Teatër me Bashkëmoshatarë “Ishte një eksperiencë e mahnitshme, duke filluar nga trajnerët, organizimi, patricipantët e ndryshëm dhe mikpritja. Kam mësuar aq shumë dhe kam fituar një ‘valixhe’ të madhe me informacioni për këto tri ditë. Të qenurit pjesë e Artpolis, më ka bërë më mendje-hapur mua si person, unë besoj se të gjithë janë të barabartë dhe të gjithë duhet të përfshihen në këto trajnime të mahnitshme. Ashtu siç ka pasur një ndikim të madh në mua, besoj se do të kishte po të njëjtin ndikim edhe tek shumë të rinjë/reja.”

Dzenita Shabani një tjetër pjesëmarrëse në trajnim, ka thënë se “Para së gjithash jam shumë mirënjohëse për Zana Hoxha Krasniqin e cila asnjëherë nuk harron të më ftoj që të jem pjesë e këtyre trajnimeve. Në këtë trajnim mësova strategji të ndryshme rreth veprimtarive në teatër, të cilat më ndihmuan që t’i përdorja si një komponent në përditshëm. Prandaj, këto lloj aktivitetesh ishin aq të dobishme për secilin prej nesh dhe mesazhet e trajnerëve janë të dobishme edhe për situatat e ndryshme gjatë jetës.”

Arbër Mustafa një pjesëmarrës tjetër, ka thënë” Shumë problem të gjejë dicka që nuk më ka bërë të ndihem mirë gjatë këtij trajnimi 3 ditor. Njerëz si stafi i Artpolis-it, duhet të ketë sa më shumë vendi jonë. Shumë pozitiv, motivues, të dashtur dhe të kujdesshëm në cdo moment gjatë trajnimit. Më kishte munguar një diversitet i njerëzve si ky. Kam mësuar teknika të reja rreth teatrit, aktrimit dhe jo vetëm.”

Të rinjët dhe të rejat e këtij grupi janë informuar për vazhdimin e projektit “Theatre for Community and Youth Engagement”. Secili grup do të kthehet në komunat e tyre me njohuritë dhe aftesitë e fituara për të përfshirë më shumë të rinjë/reja në këtë process, duke krijuar shfaqje të reja të cilat do t’i prezantojnë në komunat e tyre.

Të trajnuarit vlerësuan një projekt të tillë si mjaftë frytëdhënës duke iu gëzuar faktit për shumë arsye: Njouhri mbi teknikat e teatrit dhe përdorimit të tyre për të adresuar cështje të komunitetit, njohja me moshatarë entuziast nga komunat tjera për të bërë ndryshime në komunitet.

artpolis

Add comment

0Shares