Artpolis

Trajnimi i Bazuar në Teater me të rinj/reja nga Kosova

Qendra për Art dhe Komunitet vazhdon trajnimin e të rinjëve dhe të rejave mbi Forum Teatrin. Me datë 24.08.2018 është mbajtur pjesa e parë e punëtorisë “Edukimi i Bazuar në Teatër”, duke mësuar mbi teatrin, teknikat teatrale, improvizimin, ushtrimet dhe analizat. Duke trajtuar dhe ngritur vetëdijen mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Viktimat Potenciale të Trafikimit.

Projekti “Fuqizimi Socio-Ekonomik dhe Psikosocial i Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit” financohet nga projekti i BE-së “Lëvizja Përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit më të Madh në Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, projekt i zbatuar nga konzorciumi i udhëhequr nga Family and Childcare Centre (KMOP).

Add comment

0Shares