Zhaneta Xhemajli

Zhaneta është aktore profesionale e lindur dhe e rritur në Prishtinë. Interesimi i saj për art ka filluar qysh në shkollë fillore ku me vetiniciativë një grup i vogël me ndihmën e arsimtarëve, kanë realizuar shfaqjen “Ëndrra e një Nate Vere” me të cilën kanë marrë pjesë në një festival të shkollave fillore në San Remo, Itali.

Përveç aktrimit, ajo ka përfunduar shkollën e muzikës në Prenk Jakova, për këndim dhe piano. Ka marrë pjesë në shfaqje te ndryshme profesionale si dhe koncerte muzikore.

Zhaneta funksionon me këto parime: dëgjon në mënyrë aktive dhe është konstruktive në diskutime për cështje; është pragmatike, praktike dhe fleksibile; respekton dhe vepron në ekip; e përgjegjshme ndaj detyrave dhe e sakt me kohën/orarin; kreative, me humor dhe emocion(bashkëndjenjë); gjetja e zgjidhjes së problemeve/sfidave me ndjeshmëri dhe vëmendje të thukët.

Së fundi, ajo është pjesë e trupës së aktorëve në Qendrën Artpolis, ku kontribuon profesionalisht dhe emocionalisht në politikat e organizatës.