Aktivitetet Iniciativat Punëtoritë

Dita Botërore e Librit / Prishtinë / 2013

23 Prill, 2013

“Shënimi i Ditës botërore të librit”
Sheshi Nëna Terezë, 26 Prill, 2013

23 Prilli, është një ditë simbolike për letërsinë botërore, sepse në këtë datë kanë lindur dhe vdekur shkrimtarë të mëdhenj botërorë si Servantes, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejía Vallejo.
Kjo datë, e zgjedhur nga konferenca e përgjithshme e UNESCO-s ne vitin 1995, i dedikohet autorëve dhe librave nga e mbarë bota duke i inkurajuar kështu të gjithë, e në veçanti të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit dhe të fitojnë një respekt të ri për kontributin e pakthyeshëm të atyre të cilët dhanë aq shumë për zhvillimin social dhe kulturor të njerëzimit.
Qendra për zhvillimin e Arteve – ARTPOLIS, me përkrahjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe partnerëve të projektit realizoi disa aktiviteteve gjatë tërë ditës me 25 Prill në sheshin Nëna Terezë, të cilat synonin arritjen e këtij qëllimi në Kosovë.
Për të festuar Ditën e Librit u organizua Këndi i Librit që u mundësua në bashkëpunim me libraritë e kryeqytetit dhe shtëpitë botuese duke ofruar qindra libra me çmime më të volitshme dhe regjistrimi falas në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, Këndi i Poetëve për fëmijë ku fëmijët do të kenë mundësi që të takojnë dhe dëgjojnë autorët e poezive, Krijimi i librave me poezi, tregime dhe ilustrime nga fëmijët me ndihmën e Artistëve, prezantimi dhe ndarja e çmimeve për pesë lexuesit më të mirë të bibliotekës së Komunës së Prishtinës “Hivzi Sylejmani”, dhe interpretimi i poezive nga autorë të ndryshëm të huaj dhe vendor me përcjelljen e instrumentistëve kosovarë.

Programi
11:00 – 16:00 Mini Panairi i librarive dhe shtëpive botuese të Prishtinës (Dukagjini, Dit’e Natë, Buzuku, KOHA, Titanik, Qendra Multimedia, Hutini books)
11:00 – 16:00 Regjistrimi pa pagesë i lexuesve në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sylejmani”.
13:00 – 16:00 Këndi i poetëve për fëmijë – Leximet e poezive për fëmijë nga Shkrimtarët për fëmijë – Ibrahim Kadriu dhe Jerina Rrahmani
15:00 – 15:30 Ndarja e shpërblimeve për 5 lexuesit më të mirë të bibliotekës Hivzi Sylejmani
13:00 – 16:00 Krijimi i librave me poezi dhe ilustrime nga fëmijët dhe Artistët e arteve aplikative
13:00 – 16:00 Interpretimi i poezive të autorëve vendas dhe të huaj nga aktorë dhe instrumentistë profesionistë (Bislim Muçaj, Shengyl Ismajli, Haki Kika, Fitore Broqi)

You may also like