FemArt Festivalet

FEMART Festival – Edicioni III / Dita 1

7 Tetor, 2015

Për herë të tretë në Kosovë, Artpolis organizon festivalin e Artisteve për të drejtat e njeriut – ” FEMART ” nga 7 – 12 Tetor 2015 në Prishtinë, Kosovë

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në Hapjen e Festivalit që do të mbahet me 7 tetor, 2015 nga ora 20:00 në TEATRIN ODA.

Edhe këtë vit, ne do të vazhdojmë me sjelljen e artit origjinal të krijuar dhe prezantuar nga artistet duke përfshire: Shfaqje Teatrale, Filma dokumentar dhe të shkurtër, Lexim skenik, Punëtori, Ekspozita, Performanca, Promovim Libri, Poezi, Muzikë, Panele Diskutimi, Koncerte, Punëtori dhe forma të tjera të artit të krijuara nga artistet dhe aktivistet nga: Kosova, Rajoni, Europa dhe Amerika.

Gjatë 6 ditëve të Festivalit FEMART, do të mbahen 35 Aktivitete me mbi 100 artiste/artistë dhe aktiviste, në 7 Lokacione të ndryshme në Prishtinë nga ora 10:00 – 24:00.

Sikurse vitet e kaluara, edhe edicioni i tretë është i mbushur me shumë Premiera artistike dhe diskutime të krijuara enkas për festivalin.

Hyrja në të gjitha aktivitetet e FEMART është FALAS!

Jeni të mirëseardhur të gjithë,
FEMART.

http://femart-ks.com/

You may also like