Aktivitetet Projektet Punëtoritë

Fillojnë grupet e reja të Kursit të Vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme”

15 Shkurt, 2023

14.02.2023

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, edhe këtë vit po sjell grupe të reja të Kursit të Vetëmbrojtjes “Çikat e sjellshme”.

Me 14 shkurt, 2023 filloi grupi i ri i “Çikave të Sjellshme” me çika dhe gra të cilat do të ndjekin 24 sesione me stërvitje, përkushtim, e njohuri për teknika dhe mënyra të vetëmbrojtjes.

Çika e gra u takuan me instruktorin, Nuhi Gashi, diskutuan e filluan me teknika bazike të vetëmbrojtjes.

Gjatë këtij kursi përveç mësimit të teknikave të vetëmbrojtjes, ato do të përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor, si dhe do të mësojnë se si të kontrollojnë emocionet dhe të forcojnë vetëbesimin e tyre.

Kursi i vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme” organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet dhe përkrahet nga UNFPA.

#Artpolis #MbrojeVeten #KeVetëbesim #MësoDiciplinë #ÇikateSjellshme #UNFPA

You may also like