Aktivitetet Forum Teatri

Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde” – Viti

29 Nëntor, 2018

Në komunën e Vitisë u prezantua shfaqja Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde”, saktësisht në Shtëpinë e Kulturës, salla e Kinemasë, në përkrahje të Drejtorisë së Arsimit të po kësaj komune

Forum teatri trajtoi një temë të ndjeshme kolektive, një temë që ka prekur gati çdo vend të dalë nga konflikti, çdo vajzë, grua apo familje që i kanë mbijetuar dhunës seksuale. Një histori që s’ka fjetur kurrë në mendjet e atyre që u ka ndodhur, një truamë kolektive që ka pëlotur burra, gra dhe fëmijë, qëka gjujnëzu një komunitet, dhe që vazhdimisht kërkohet drejtësi për të gjitha ata/ato të cilat bashkjetojnë me këtë ngjarje.

Në fund të shfaqjes, diskutimi i hapur zgjeroi diafazonin e pytjeve dhe bashkoi komunitetin në luftimin e dukurive negative.

Regjisor: Lulzim Bucolli
Aktor/e: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani.

Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe nga UNFPA në kuadër të projektit “Youth and Community creatively advocating in addressing GBV”.

You may also like