Aktivitetet Aktivizëm Projektet

Gratë e reja ndërtojnë paqen! Shkolla pranverore feministe

18 Nëntor, 2019

05 – 08. Nëntor, 2019 – Prishtinë

Pjesa e dytë e Shkollës Pranverore Feministe, u mbajt në Prishtinë nga data 5 – 8 Nëntor, 2019.
Ligjërata të bukura, të rëndësishme dhe mjaft interesante si dhe aktivitete relaksuese dhe inspiruese u mbajtën gjatë këtyre ditëve të Shkollës Pranverore Feministe.

“Shkolla pranverore feministe është një mundësi shumë e mirë për të mësuar më shumë rreth çështjeve feministe por edhe politike të cilat kanë qenë dhe janë problematike mes dy shteteve siç janë Kosova dhe Serbia. Trajnimi ishte mjaft produktiv duke na pajisur me njohuri të shumta rreth paqes dhe aktivizmit, për dhunimet seksuale gjatë luftës gjë që mendoj është njëra nga temat më të rëndësishme për tu informuar jo vetëm ne por edhe vajzat nga Serbia. Mendoj që kaluam shumë mirë pasi të gjitha kishim një qëllim të përbashkët siç është informimi sa më i saktë rreth asaj që ka ndodhur dhe problemet që ne ballafaqohemi në jetën e përditshme siç është trajtimi jo i barabartë mes dy gjinive.” –  e përshkruajti trajnimin, Shahe Selmani nga Ferizaji.

Ndërkaq Sanja Krstiq nga Nishi na shkruan: “Ka qenë shumë bukur në shkollën pranverore feminist për mua. Shoqëria ishte shumë miqësore dhe komunikuese. Trajneret ishin profesioniste dhe të gatshme për bashkëpunim. Kanë nda me neve shume njohuri dhe përvoja. Kam takuar shumë vajza të reja në këtë shkollë, të cilat tani i konsideroj shoqe. Ne ndamë histori me njëra-tjetrën dhe u njohëm më mirë. Të gjithë e kuptuam se globalisht kemi të njëjtat probleme ose të ngjashme pavarësisht se ku jetojmë, çfarë feje apo nacionaliteti  I përkasim. Unë besoj se miqësia dhe bashkëpunimi ynë sapo ka filluar dhe që së bashku ne mund të ndikojmë në ndërtimin e paqes.”

Falenderojmë nga zemra trajneret dhe ligjerueset/in: Vjollca Krasniqin, Jeta Krasniqin, Elvana Shala, Valdete Idrizi, Boyd Mckechnie, Luljeta Demolli, Zana Hoxha, Learta Hollaj.

Projekti “Gratë e reja ndërtojnë paqen në Kosovë dhe Sërbi” implementohet në bashkëpunim me Artpolis-Qendr për Art dhe Komunitet dhe Alternativni Centar za Devojke ndërsa përkrahet nga Unioni Evropian në Kosovë dhe Kvinna till Kvinna.

You may also like