Aktivitetet Shfaqjet Teatrale

Performanca “Kanuni i Gruas” në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

31 Tetor, 2019

27.10.2019

Performanca “Kanuni i Gruas” përmbylli Festivalin e Teatrove në Ferizaj, në natën e shtatë dhe të fundit të festivalit, me 27.10.2019, në Teatrin Adriana.

Përmes ritualit të Kanagjegjit të vajzave si vallëzimet, këngët, ritet dhe copëza të tekstit të marra nga Kanuni i Lekë Dukagjinit u shpalos bota e gruas dhe vajzës në trojet tona. Trajtimi i saj në shoqërinë tonë aq të theksuar patriarkale u performua me emocione dhe mjeshtëri nga aktoret e shfaqjes.

Duartrokitjet e publikut në fund për ta përshëndetë shfaqjen dhe artistet ishin dëshmi e një gjendjeje emocionale që shfaqja iu kishte dhënë atyre.

Performanca “Kanuni i Gruas” është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis ndërsa regjia nga Arlinda Morina dhe asistent regjie Labinot Rraci. Luajnë: Vjosa Abazi, Rajmonda Ahmetaj, Kaltrinë Zeneli, Qëndresa Kajtazi, Molikë Maxhuni, Arta Lahu, Qëndresa Loki, Shqipe Gashi.

You may also like