Aktivitetet Aktivizëm Projektet

Pjesa e parë e Shkollës Pranverore Feministe 2020

6 Tetor, 2020

28,29,30.09-01.10.2020

Nga data 28 shtator – 01 tetor 2020, u mbajt pjesa e parë e shkollës pranverore feministë, në Prishtinë me pjesëmarrëset, gra të reja nga Kosova dhe Serbia. Si çdo vit, Shkolla Pranverore Feministe ofroi një hapësirë ​​për gratë e reja që të bashkohen dhe të krijojnë një vizion të përbashkët për lëvizjen feministe në Kosovë dhe Serbi për të luftuar ndikime negative si pasojë e sistemeve patriarkale, dhe të gjitha sistemet që promovojnë luftëra, urrejtje, racizëm, diskriminin, etj. E organizuar me një modalitet më ndryshe se vitet tjera, sivjet, për shkak të mbrojtjes nga Covid-19, gratë e reja nga Serbia nuk kanë udhëtuar në Kosovë, por nga distanca, përmes platformës digjitale kanë komunikuar me gratë e reja nga Kosova. Brenda 4 ditëve, sa zgjati shkolla, të gjithë mësuan shumë gjëra të reja, ku solidariteti dhe fuqizimi ishin fjalët kyçe që u përdorën në këtë punëtori.I falenderojmë për ligjëratat dhe diskutimet e tyre: përfaqësuesen speciale nga BE Reyes Charle Cuellar, prof.Vjollca Krasniqin dhe aktivistet Xhejrane Lokaj, Jeta Krasniqi, Valdete Idrizin, Tijana Simic LaValley, Yllka Soben, Kaltrina Shalen dhe Zana Hoxhën. Projekti “Gratë e reja ndërtojnë paqen në Kosovë dhe Sërbi” implementohet në bashkëpunim me Artpolis-Qendr për Art dhe Komunitet dhe Alternativni Centar za Devojke ndërsa përkrahet nga Unioni Evropian në Kosovë dhe Kvinna till Kvinna.

You may also like