Aktivitetet Iniciativat

“Poezi për fuqi – Çdo ditë është 8 Mars”

13 Mars, 2019

6 mars, 2019

Artpolis – Qendra për Artit dhe Komunitet më 6 mars 2019 shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas 2019 – duke organizuar një mbrëmje poetike “Poezi për fuqi – Çdo ditë është 8 Mars” në bibliotekën Dukagjini / Prishtinë.

Mbrëmja e së mërkurës mblodhi artistë, aktivistë dhe qytetarë që përmes poezisë të rrisin ndërgjegjësimin mbi fuqinë e grave dhe fuqizimin e tyre në shoqërinë kosovare. Poetët, artistët dhe muzikantët së bashku tok prezantuan punën e tyre dhe vepra të tjera të famshme duke u përpjekur të përshkruanin të gjitha atributet e grave dhe rëndësinë e tyre në shoqërinë tonë dhe barazinë gjinore. Pjesëmarrësit e pranishëm në këtë eveniment u bashkëngjitën për të lexuar poezitë më frymëzuese që ata i njohnin ose që i kanë shkruar për gratë.

Artistët e pranishëm ishin: poetët Ilire Zajmi, Shpëtim Selmani dhe Nora Prekazi; artistët Melihate Qena, Anisa Ismaili, Denis Galushi, Qendra Kajtazi & Daniela Markaj dhe muzikantët Driton Berisha vokal / kitarë & Avni Mustafa – kajon.

“Vetëm për gra të veçanta
Mos harro se lëkura rrudhet,
e flokët mbulohen me borë;
Ditët bëhen vite…
por më e rëndësishmja
nuk ndryshon kurrë!” ..
                       -Nënë Teresa-

 “Të kaltër janë sytë e parë që i pashë në jetë, sytë e mamit.
I kaltër është qielli prej se e kujtoj
I kaltër ishte koferi me shtrumfa, ku i mbaja copëzat e tekstileve
me të cilat u maroja fustane barbave”…
                                 -Nora Prekazi Hoti-

Burrat  duan…duan..duan..
Burrat burrat burrraatttttttttttttttttttttttttt
Po po është e vërtetë se burrat duan gra të përkryera
Por keni pyetur ndonjëherë çfarë burra duan gratë!?
                                             -Ilire Zajmi-

..”Që ta dini se jam fëlliqësira e fundit romantike.
Blerta është një lule që lulëzon një herë në jetë.
Ajo rritet në natë dhe mbyllet në agim.”..
                                          -Shpëtim Selmani-

Këto janë vetëm disa nga vargjet e poezive të mrekullueshme që u lexuan gjatë kësaj mbrëmjeje poetike.

Më shumë se 100 artistë, aktivistë dhe qytetarë ishin të pranishëm në këtë mbrëmje; angazhimi i tyre është një tregues i madh i atmosferës së krijuar gjatë mbrëmjes së 6 marsit. Artistët lexuan 23 poema kombëtare dhe ndërkombëtare duke theksuar fuqinë e grave, dashurinë dhe ngrohtësinë që u japin botës dhe të gjitha arsyet që duhet t’i respektojmë çdo ditë e natë. Këto poezi u ndoqën me kitarë dhe në mes të ndërprerjeve, u ndoqën me sekuenca të muzikës.

Ky aktivitet mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër.

You may also like