Aktivizëm

Promovimi i Muzeut të Parë Virtual të Aktivisteve

10 Janar, 2018

Me datë 14 Dhjetor në Teatrin Oda, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis lansoi për herë të parë në historinë ballkanase Muzeun e Parë Virtual të Grave Aktiviste.

Ky muze virtual, paraqitet si një entitet dixhital që i merr karaktersitikat e një muzeu, por me një rol më të veçantë; Promovimin e vlerave të aktivizmit paqësor të grave të cilat mbrojnë të drejat e njeriut. Ky muze, i cili do të jetë i pari i këtij lloji në Kosovë, do të paraqitet në formën e platformës interaktive, duke sjellur rrëfime frymëzuese dhe jetësore, fotografi apo edhe video të grave aktiviste.

Ideja ka ardhur nga nevoja për të pasur informacione për aktivizmin e grave në Kosovë dhe mungesa informacioneve për gratë aktiviste, të cilat kanë sfiduar mentalitetin dhe sistemin patriarkal. Pikërisht për ato arsye që historia shumë pak i njohu, madje asnjëherë nuk ju dedikua një kapitull këtyre grave. Ato janë shumë, shumë më shumë se që ne i njohim. Ato s’janë numra janë emra të cilat s’duhen harruar

Artpolis sëbashku me aktivisten Fjolla Vukshinaj kanë mbledhur fillimisht 20 shkrime për gratë nga Kosova dhe Rajoni, të cilat kanë luftuar pabarazitë sociale në forma të ndryshme duke u angazhuar në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëritë patriarkale.

Prezantimi i platformës u përcjellë edhe me një diskutim me aktivistet pjesëmarrëse të cilat po ashtu janë pjesë e shkrimit të historisë së të drejtave të njeriut, si: Moderatore: Fjolla Vukshinaj; Panelist/e: Xhejrane Lokaj – Aktiviste; Shuki Gashi – Drejtoreshë Ekzekutive e Partners Kosova – Center for Conflict Management / Aktiviste, Vjollca Krasniqi – Profesoreshë në Departamentin e Punëve Social, Universiteti i Prishtinës /Aktiviste, Ariana Qosaj – Mustafa – KIPRED, Blerta Zeqiri – Regjisore/Dramaturge, Jeta Krasniqi – KDI, Urim Ahmeti, Sherife Vukshinaj – Ekonomiste, Adelina Berisha – RrGG dhe Halit Kadriu.

Qindra bashkëpunëtore, aktiviste, artiste dhe gra që kanë shkruar historinë e aktivizmit e përshëndetën iniciativën. Mbrëmja u përcjellë me një koktej rasti nën tingujt e muzikës live të Vala Mulliqit dhe Denis Rexhepit.

Fotografe: Elmedina Arapi

Kjo iniciativë është përkrahur nga Kvinna till Kvinna.

You may also like