
14 vajza dhe gra nga Korporata Buçaj ndjekin trajnimin e…
28 Shkurt, 2023
27 – 28. 05.2020
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizoi punëtorinë virtuale dy ditore “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë” me datë 27-28 Maj, 2020 në bashkëpunim me Universitetin “Kadri Zeka” – Gjilan. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin studentët nga Universiteti “Kadri Zeka” të cilët së bashku me ligjërueset e kësaj punëtorie: Emirëjeta Kumnova – Psikologe dhe Ariana Qosaj Mustafa –Juriste kanë shtjelluar çështjen e ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës.
Emirëjeta Kumnova ligjëroi mbi këto tema: Ngacmimi Seksual; Definicioni i Ngacmimeve Seksuale; Identifikimi i sjelljeve ngacmuese; Tipet e sjelleve; Pasojat Psikologjike të Ngacmimeve Seksuale; Ngacmimet seksuale në ambientet akademike; Sfidat në raportim dhe adresimi i tyre.
Ariana Qosaj Mustafa ligjëroi mbi këto tema: – Korniza ligjore në Kosovë lidhur me ngacmimin seksual; Politikat lidhur me ngacmimin seksual në Universitetet publike; Sfidat dhe mundësitë në adresimin e rasteve të ngacmimit seksual në praktikë.
Gjatë kësaj punëtorie nuk ka munguar interaktiviteti ku pjesëmarrësit/et e kësaj punëtorie kanë pasur rastin të angazhohen në diskutim dhe pyetje lidhur me temën e ngacmimeve seksuale.
Kjo punëtori është organizuar nga Artpolis nën kornizën e projektit “Humanrightivism” implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), mbështetur Sida – Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.