Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja forum teatër “Dua të jetoj”

9 Nëntor, 2021

08.11.2021

Shfaqja “Dua të jetoj” për pandeminë e pasojat e saj në familje

Pandemia ka goditur secilin prej nesh në mënyra, periudha e pasoja të ndryshme. Por, vuri në pah edhe dallimet socio-ekonomike.

Klubi teatror i SHFMU “Xheladin Rekaliu” të hënën mbrëma, më 08.11.2021, solli para publikut shfaqjen “Dua të jetoj” që trajton pikërisht pandeminë e pasojat e saj në familje e në shkollë.

Familja e Jonës dhe Aleksit janë duke kaluar në një situatë të vështirë financiare, dhe jo vetëm. Humbja e punës së babait të tyre dhe abuzimi me alkool ka filluar të shkatërrojë familjen, përkundër sakrificës së pashembullt të nënës, që mbron fëmijët në secilën situatë. Fëmijët nuk kanë mundësi të vijojnë mësimin online, megjithatë një shoqe i del në ndihmë duke ia dhuruar një telefon.

Gëzimi i Jonës dhe Aleksit nuk zgjat shumë, situata rëndohet kur Jona preket nga Covid-19. Nëna e saj detyrohet të shesë telefonin për t’i blerë ilaçe, por një gjë të tilla nuk ia lejon babai, i cili e shet telefonin për të blerë alkool për veten.
Veprimet egoiste të babait e sakrifica e nënës morën vëmendjen e publikut pas përfundimit të shfaqjes, që ishte aktiv me pyetje e komente nga më të ndryshmet për personazhet në skenë.

Kjo shfaqje u krijua nën mentorimin e aktorit Armend Zeqiri, asistuar në regji dhe dramë nga nxënësja Rona Llugaliu.


“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”

#artpolis #giz #shkollatkampione #forum #teater

You may also like