
14 vajza dhe gra nga Korporata Buçaj ndjekin trajnimin e…
28 Shkurt, 2023
Aktivitetet Forum Teatri Shfaqjet Teatrale
29 Nëntor, 2018
Me datë 12.11.2018 është mbajtur shfaqja forum teatër “Kjo nuk është e vërtetë” në Fushë Kosova Learning Center” në Fushë Kosovë
Historia e performances forum teatër “Kjo nuk është e vërtetë” përshkruan e zakonshme të një djali. Fillimisht atë e ngacmojnë rrugës duke u kthyer në shtëpi, kur kthehet ai i tregon motrës së tij e cila fillon të tallet me të, duke e inatosur kështu nënën e tyre. Pasi që largohet nga shtëpia ai takon vajzën të cilën e pëlqen, por ajo e refuzon atë në mënyrë jo të këndshme dhe më pas shkon dhe i tregon nënës së saj e cila është mësuese në shkollë. Kjo mësuese me qëllimin që “të mbroj” fëmijen e saj, e sulmon fizikisht dhe verbalisht djalin në oborrin e shkollës për shkak të “ngacmimit” të vajzës së saj nga ana e tij. Performanca është e dedikuar për fëmijët serbo folës të klasave 1-7 në shkollat fillore. Pas performancës forum teatër u zhvillua diskutimi në mes aktorëve, nxënësve si dhe mësimdhënësve.
Regjisor:Zoran Ristić
Luajnë: Emilija Dimitrijević, Marija Velić, Nemanja Popović, Nikola Velić, Tamara Trajković, Teodora Dimitrijević.
Ky projekt mbështetet nga GIZ “Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor në Kosovë (CDBE) – komponenti për gjithëpërfshirjen në arsim të të kthyerve dhe pakicave etnike, që është pjesë e përkrahjes së Bashkëpunimit Gjerman në reformën e sektorit të arsimit në Kosovë