Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja Forum Teatër “Talent” – Gjakovë

29 Nëntor, 2018

Shfaqja Forum Teatër “Talent” është mbajtur në  SH.F.M.U “Mustafa Bakija”, SH.F.M.U “Yll Morina, SH.F.M.U “Zef Lush Marku në fshatin Brekoc dhe SH.F.M.U “Haxhi Hoti” në fshatin Rogovë në komunën e Gjakovës.

Shfaqja Forum Teatër “Talent” është mbajtur në  SH.F.M.U “Haxhi Zeka” në fshatin Zahaq dhe në SH.F.M.U “Naum Veqilharxhi” në fshatin Kliqinë dhe SH.F.M.U “7 shtatori”në fshatin Cigë në komunën e Pejës.

Në shfaqjen Forum Teatër “Talent” paraqiten ngjarje nga një klasë në shkollë, ku mësuesja inkurajon nxënësit/et e tij të prezantojnë talentet e tyre. Gjatë kësaj shfaqje ne shohim një nga llojet më të shpeshta të diskriminimit në shkollë, por gjithashtu edhe mënyrat se si mund t’i zgjidhim ato.
Kjo performancë është sa udhëzuese edhe interesante si për nxënësit/et, ashtu edhe për mësuesit/et, pasi që paraqet një shembull të mirë se si mund të vihen në pah talente të ndryshme të nxënësve dhe se si mund të shoqërohemi përtej dallimeve tona. Kjo performancë i dedikohet nxënësve të klasëve 1deri në 5 të shkollave fillore, pas së cilës do të mbahet diskutimi në mes aktorëve, nxënësësve dhe mësimdhënësve.

Moderator i diskutimit: Lulzim Bucolli
Regjia: Lulzim Bucolli
Luajnë: Anisa Ismaili, Alban Goranci, Armend Ballazhi, Kaltrinë Zeneli dhe Qendresa Kajtazi
Kostumet dhe Skenografia: Yllëza Mazrekaj dhe Deltina Syla
Ky projekt mbështetet nga GIZ "Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor në Kosovë

You may also like