Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja Forum Teatër “Ti nuk je vetëm”

4 Nëntor, 2021

03.11.2021

Shfaqja forum teatër “Ti nuk je vetëm”, shpërfaqje e fuqisë së solidaritetit

Nxënësit e klubit teatror të shkollës “Ibrahim Fehmiu” në Prizren, më 3 nëntor, 2021, sollën para publikut një shfaqje me mesazh të fuqishëm duke shpërfaqur fuqinë e vërtetë që solidariteti mund ta ketë tek secili prej nesh.

Kriza ekonomike në familje prek secilin/ën anëtar/e të saj, e ndonjëherë pasojat mund të jenë të rënda. Dy të mitur detyrohen të lënë shkollën për të dalë në rrugë që të shesin, por mungesa e tyre në shkollë shqetëson shoqet e shokët e tyre, të cilët nuk mund të heshtin përballë asaj që po shohin. Me një përkushtim të pashoq arrijnë të kthejnë në shkollë dy nxënësit, duke i ndihmuar edhe familjes së tyre.

Megjithatë, kthimi nuk është edhe aq i lehtë për ta, pasi disa prej shokëve i bullizojnë për punën që kanë bërë, por ata nuk janë vetëm as në këtë betejë. Shoqet e shokët që i kthyen në shkollë janë aty për t’i mbrojtur edhe në këtë rast.

Pas shfaqjes publiku pati rastin të pyesë secilin nga personazhet për përjetimet e sfidat e tyre, por edhe duke komentuar sjelljet e personazheve në skenë.

Kjo shfaqje e nxënësve të klubit teatror të shkollës “Ibrahim Fehmiu” u krijua nën mentorimin e aktorit Armend Ballazhi.

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”

#artpolis #giz #shkollatkampione #forum #teater 

You may also like