Aktivitetet Aktivizëm Projektet

Shkolla Pranverore Feministe – Pjesa e parë – 08-11, Prill 2019

23 Prill, 2019

08 -11 prill, 2019

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis nga Kosova dhe Qendra Alternative e Vajzave nga Serbia organizuan së bashku edicionin e katërt të Shkollës Pranverore Feministe.

Pjesa e parë e Shkollës Pranverore të Feminizmit u mbajt nga data 08 deri më 11 prill, 2019, në Zlatibor, Serbi. Gjatë këtyre ditëve ligjërueset që ndanë përvojat e tyre dhe e bënë mjaftë atraktive këtë shkollë ishin: Vesna Bujošević, Marijana Stojčić, Sanja Petrović Todosijević and Marijana Toma. Ligjërueset praktikuan një sërë aktivitetesh dhe pjesëmarrëset përfituan më shumë se njohuri.

Ndërsa, pjesëmarrëse ishin 20 vajza dhe gra të reja nga Kosova dhe Serbia të cilat treguan gadishmëri për të mësuar më shumë nga historia e feminizmit. Njëherësh, pjesëmarrëset e Shkollës Pranverore Feministe u motivuan që të krijojnë angazhim të përbashkët për fuqizimin e vajzave dhe grave nga Kosova dhe Serbia.

Ky projekt është mbështetur Bashkimi Evropian dhe nga Kvinna till Kvinna, Suedi.

You may also like