Aktivitetet Aktivizëm Projektet

Shkolla Pranverore Feministe – Takimi virtual i parë

20 Prill, 2020

16.04.2020

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis nga Kosova dhe Qendra Alternative për Vajza nga Serbia me datë 16 prill, 2020 kanë organizuar takimin e parë virtual me vajzat e përzgjedhura të Shkollës Pranverore Feministe 2020, nga Kosova dhe Serbia – pjesa e parë.

Ky takim është lehtësuar nga drejtoreshat ekzekutive të organizatave Zana Hoxha dhe Jelena Memet përderisa të gjitha pjesëmarrëset janë prezantuar duke përdorë tri objekte që i përfaqësojnë ato në jetën personale, profesionale dhe ëndrrat e tyre. Në këtë takim 2 orësh u mësua shumë për njëra-tjetrën, përvojat e kaluara e ëndrrat e së ardhmes, e ku u gjetën shumë ngjashmëri e solidaritet.

Projekti “Gratë e reja ndërtojnë paqen në Kosovë dhe Sërbi” implementohet në bashkëpunim me Artpolis-Qendr për Art dhe Komunitet dhe Alternativni Centar za Devojke ndërsa përkrahet nga Unioni Evropian në Kosovë dhe Kvinna till Kvinna.

You may also like