Aktivitetet Forum Teatri

Trajnimi “Edukimi i Bazuar në Teatër – Kukaj

29 Nëntor, 2018

Me datë 21-23 shtator, 2018 është mbajtur trajnimi tre ditor “Edukimi i Bazuar në Teatër”, nën mentorimin e trajnereve Zana Hoxha – Krasniqi, Daniela Markaj dhe Qëndresa Kajtazi.

Trajnim është mbajtur në fshatin Kukaj me të rinjët/rejat nga komuna e Prishtinës, gjatë trajnimit të rinjët/rejat janë fokusuar dhe kanë punuar mbi: Njohurit mbi Teatrin, Teknikat Teatrale, Improvizimin, Ushtrimet dhe analizat.

Të rinjët/rejat kishin mundësinë të fitojnë njohuri të reja, të krijojnë shoqëri, të njihen nga afër me artin dhe teatrin, si dhe njëherësh të angazhohen aktivisht në kuadër të Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis.

Realizimi i këtij trajnimi është përkrahur nga Komuna e Prishtinës.

You may also like