Aktivitetet Projektet Punëtoritë

Trajnimi “Media dhe Arti në shërbim të pajtimit”

25 Gusht, 2022

29.07. deri më 06.08

Në periudhën prej 29.07. deri më 06.08. në ambientet e organizatës „Naša djeca“ në Zenicë, si dhe në bashkëpunim e partneritet me „Kulturanova“ -Novi Sad dhe Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet-Prishtinë, pjesëmarrës/e nga Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina u bashkuan që të vijojnë trajnimin në Zenicë, në kuadër të projektit “Media dhe Arti në shërbim të pajtimit”.

Nëpërmjet trajnimit shtatëditor, pjesëmarrësit/et patën mundësinë të mësojnë më shumë për edukimin mediatik dhe mënyrën se si të bëjnë një analizë cilësore- sasiore të diskursit mediatik, pas së cilës do të mund t’i zbatojnë ato njohuri drejtpërdrejt në terren, në praktikë. Ngjarja që u monitorua gjatë analizës ishte përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë dhe mbulimi mediatik i asaj dite.

Pjesëmarrësit/et vizituan gjithashtu Srebrenicën, si Qendër Përkujtimore, si dhe varrezat.

Bisedat për tema të ndryshme, vizita në Srebrenicë, puna e përbashkët, si dhe koha që kaluan së bashku, zgjuan frymën e punës ekipore dhe të bashkimit, dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur me faktin se për më pak se një muaj do të takohemi sërish në Novi Sad, e cila është ndalesa e radhës e projektit tonë.

Pavarësisht pengesave, ku pjesa e madhe e pjesëmarrësve nga Kosova i vijuan trajnimet online, për shkak të mungesës së vizave, jemi krenarë për rezultatet që arritëm në vetëm 7 ditë, në këtë formë hibride dhe presim me padurim ditën kur do t’i prezantojmë ato para publikut të gjerë.

Projekti mbështetet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor.

#artpolis #NasaDjecaZenica #kulturanova #training #Media #Art #Service #Reconciliation

You may also like