Festivalet Festivali i të Rinjve Forum Teatri

Youth Fest – Prishtinë / 2014

22 Tetor, 2014

Qendra për zhvillimin e arteve Artpolis dhe me përkrahjen e UNFPA-së, sot ka mbajtur edicionin e 6të të Festivalit për të rinj Youth Fest.

Festivali ka pasur për qëllim rritjen e angazhimit të të rinjve në adresimin e dhunës në baza gjinore, duke përdorur Teatrin si mjet kryesor për edukim.

Katër grupe të rinjësh, nga: Mitrovica, Gjakova, Dragashi dhe Gjilani janë trajnuar, mentoruar dhe kanë pregaditur 4 shfaqje për të garuar për 3 çmimet e Festivalit.

Festivali ka qenë garues dhe shpërblimet kanë qenë në shuma monetare.

Juria e përbërë nga: Arbëresha Grabovci Nixha, aktore, Kushtrim Qeimi, aktor dhe Antigona Dajakaj Fejza, UNFPA, kanë vlerësuar shfaqjet e këtyre grupeve pjesëmarrëse dhe i kanë renditur kështu:
• Vendin i parë i ka takuar Grupit të Gjakovës dhe janë shpërblyer me 200 euro
• Vendin i dytë i ka takuar Grupit të Gjilanit dhe janë shpërblyer me 120 euro
• Vendi i tretë i ka takuar Grupit të Dragashit dhe janë shpërblyer me 80 euro

Drejtoresha e festivalit znj. Zana Hoxha Krasniqi, shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e të gjitha këtyre grupeve dhe publikut të mrekullueshëm që e kishim në sallë. Ajo gjithashtu çmoi kontributin e drejtorive të shkollave për mirëkuptimin e nxënësve. Ky ishte edicioni i 6të dhe shpresojmë të vazhdojmë më tutje, duke synuar përsosjen e shoqërisë tonë dhe eliminimin e dhunës të çfarë do forme qoftë, por në mënyrë të veçant dhuna në baza gjinore.

Artpolis është organizatë e specializuar në artet skenike dhe themeluese e 3 festivaleve që mbahen në Kosovë.

You may also like